Pjerin Xhuvani është ekzekutuar ditën e sotme në Elbasan.
Ai është qëlluar për vdekje ndërsa trupi i tij ende i shtrirë në tokë sipas një videoje të publikuar nga Report TV. Krimi i rëndë ndodhi në lagjen 5 Maji të Elbasanit.
Nga të shtënat mbetën të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie.
Emri i Pjerin Xhuvanit doli në përplasjen e ndodhur ne Elbasan gjatë vizitës së kryeministrit Rama teksa mbështetës të PS-së e PD-së u përfshinë në një konflikt.
Ndërsa PD-ja e akuzoi Xhuvanin si një nga organizatorët e sulmit ndaj mbështetëve të PD-së në përplasjen që ndodhi në Elbasan Ditën e Verës. Xhuvani ka qenë kandidat i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa ka mbajtur disa poste të rëndësishme vitet e fundit.
Video Credit: Report TV