Vendosni fjalën kyçe....

Ditëlindja më e trishtë e Mbretëreshës Elizabeth II, e para në 73 vitet e fundit pa Princin Philip


Mbretëresha Elizabeth festoi 95-vjetorin e saj të mërkurën, por ajo bëri shumë pak për ta gëzuar këtë ditë.

Arsyeja se përse festimet këtë vit u bënë private, është ndarja nga jeta e princit Philip, njeriu që e shoëroi atë për 73 vite.

Ajo publikoi një mesazh për dashamirët e saj në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Twitter: “Unë me rastin e ditëlindjes sime të 95-të kam marrë sot shumë mesazhe urimesh, të cilat i vlerësoj shumë”.


Ditëlindja e mbretëreshës vjen më pak se dy javë pas vdekjes së burrit të saj. Ai u nda nga jeta më 9 Prill në moshën 99-vjeçare dhe varrimi i tij u bë të Shtunën, ku morën pjesë vetëm 30 anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë.

“Ndërsa si familje jemi në një periudhë trishtimi të madh, ka qenë një ngushëllim për të gjithë ne të shohim dhe të dëgjojmë homazhet që i bëhen burrit tim, nga ata brenda Mbretërisë së Bashkuar, Komonuelthit dhe rreth botës.”– tha mbretëresha në deklaratën e saj.

“Familja ime dhe unë do të doja t’ju falenderonim për të gjithë mbështetjen dhe mirësinë që na keni treguar ditët e fundit.”- vazhdoi ajo. “Ne jemi prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Filipi kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij.”

Në një postim tjetër, familja mbretërore tha se për shkak të vdekjes së Princit Philip, ditëlindja e mbretëreshës do të ishte e qetë këtë vit. Ajo do të qëndronte në Kështjellën Windsor “gjatë një periudhe të Zisë Mbretërore pas vdekjes së Dukës së Edinburgut”.

Ajo hoqi dorë dhe nga përshëndetja tradicionale me armë që zakonisht bëhet për nder të ditëlindjes së saj. Parada tradicionale e armëve u anulua dhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

 

Kur është ditëlindja e Mbretëreshës?

Mbretëresha Elizabeth lindi më 21 Prill në vitin 1926. Ajo e festoon ditëlindjen e saj dy herë, një herë në datën e saj të lindjes, dhe pastaj përsëri në një rast ceremonial “zyrtar” të shtunën e dytë të Qershorit. Kjo gjë bëhet që nga viti 1748, gjatë mbretërimit të mbretit George II, siç shkruan Today.

Ditëlindja e George ishte në nëntor, por ai vendosi ta ndryshojë atë në mënyrë që të mund ta shënonte rastin me një festë publike gjatë muajve të ngrohtë.

Mbretëresha fillimisht e la ditëlindjen e saj “zyrtare” të enjten e dytë të qershorit, në të njëjtën ditë me babanë e saj, Mbretin George VI. Por shtatë vjet pas mbretësimit të saj, në 1959-ën ajo e ndryshoi atë në të enjten e dytë të qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *