Vendosni fjalën kyçe....

Zv.kryetarja e grupit parlamentar të CDU-së: Basha lider pro europian, Rama s’ka arritur të dërgojë sinjal bindës të një fillimi të ri


Nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU-së gjermane, Katja Leikert, ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit do jenë një provim kyç që do caktojë drejtimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Në një intervistë për Panorama, zyrtarja e lartë gjermane pohoi se kreu i PD-së Basha ka një premtim të qartë për vijimin e reformave dhe ka një busull pro europiane, sinjal të cilin sipas saj, qeveria e Edi Ramës nuk ka mundur ta dërgojë vitet e fundit.

Ajo bën thirrje që procesi i votimit të jetë i qetë, i lirë e demokratik ndërsa paralajmëroi se çdo formë intimidimi, kërcënimi apo manipulimi i votuesve nuk është i pranueshëm për standarded europiane.

“Si grup parlamentar CDU/CSU, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Shqipërisë. Sigurisht, jemi në kontakt të ngushtë me partinë tonë partnere, PD-në dhe kryetarin e partisë Lulzim Basha. Ai vjen me një premtim të qartë për reformën dhe me një busull “pro” europiane. Qeveria shqiptare e Kryeministrit Rama në këto vitet e fundit nuk ka arritur të dërgojë një sinjal bindës të një fillimi të ri dhe të progresit . Më 25 prill, populli i Shqipërisë, i cili deri tani ka votuar vetëm duke emigruar jashtë, do të bëjë bilancin e tij.” – theksoi Leikert.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *