Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, Tualant Xhaka, Migjen Basha, Ergys Kaçe dhe Mërgim Mavraj, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë ndryshimin.
Në një videomesash nga vendet ku ata luajnë e jetojnë Xhaka, Basha, Kaçe e Mavraj thonë se vota për PD-në është votë për të mirën e Shqipërisë e për të mirën e sportit.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin.” – thuhet në videomesazh.