Presidentja e Kosovës Osmani ka deklaruar sot se institucionet e vendit nuk pranojnë asnjë ide që prek kufijtë.
Ajo e bëri deklaratën gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Edhe ky i fundit mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se Shkupi zyrtar është kundër prekjes së kufijve.
“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit. Ministri i Jashtëm gjerman, Maas, ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.” – tha presidentja e Kosovës gjatë takimit.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut nga ana e tij theksoi se Marrëveshja e Ohrit e Pavarësia e Kosovës kanë rezultuar modele të suksesshme.