Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që për herë të parë në këtë muaj fushatë të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho.
Me Zahon për dore Kryeministri Edi Rama i është drejtuar instalacionit të fushatës në Vlorë.
Pas Durrësit, Vlora është destinacioni i fundit i Partisë Socialiste për mbylljen e fushatës që do pasojë nga një ditë heshtje zgjedhore dhe dita e votimit më datë 25 prill.
Nga këto zgjedhje do zgjidhet parlamenti i ri, ku PS-ja kërkon mandatin e tretë.