Vendosni fjalën kyçe....

Hashim Thaçi feston sot ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës


Sot ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 53-të. Mirëpo këtë ditëlindje ndryshe nga çdo herë tjetër po e kalon në burg.

Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Atë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Kjo pas aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-zyrtarë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata akuzohen për krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Këto krime sipas Dhomave të Specializuara, besohet se janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *