Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim i shkon Bashës në zyrë një ditë para zgjedhjeve


Një ditë para zgjedhjeve, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, i ka shkuar kreut të opozitës në zyrën e tij në selinë blu.

Ky takim që ka zgjatur rreth 40 minuta vjen në ditën kur politika shqiptare ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale. Besohet se zgjedhjet janë fokusi i bisedës mes ambasadores dhe kreut të PD-së.

Dita e djeshme ka qenë e ngarkuar për ambasadoren Kim, e cila ka patur një debat në distancë me presidentin Ilir Meta.

Pishtar i përplasjes ka qenë një deklaratë e Ilir Metës ku në një debat televiziv në “Syri TV” ku tha se shqiptarët do marrin sfurqet nëse do preken zgjedhjet e lira dhe nuk do ketë ambasadë që do mbrojë kryeministrin Edi Rama.

Pas kësaj deklarate, Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi ku i ka cilësuar si të paparanueshme thirrjet për të marrë sfurqet.

Ambasadorja thotë se këto kërcënime meritojnë dënim dhe nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Gjatë emisionit Meta u kundërpërgjigj sërish duke thënë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme. Ai më vonë u shpreh se ambasadorja e kishte kërcënuar më parë duke i thënë “Mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *