Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja e LSI-ja e Sarandës denoncojnë Kadastrën e Sarandës: Po shpërndan sot leje legalizimi për vota, kemi foto e video


PD-ja dhe LSI-ja e Sarandës kanë akuzuar administratën publike se po shkel haptazi ligji elektoral.

Në një deklaratë të përbashkët, kandidati i LSI-së, Dhimitraq Lapa dhe nënkryetarja e PD-së së Sarandës, Matilda Qurku thanë se kanë prova se si Kadastra e Sarandës po përdor legalizimet për të blerë vota për PS-në.

“Jemi këtu si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI për të denoncuar një krim zgjedhor. Sot është heshtje elektorale dhe Kadastra është në dispozicion të Rilindjes pasi shpërndan certifikata për leje legalizimi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Kemi fakte dhe prova të filmuara që punojnë, si tek ALUIZNI, si tek Hipoteka. Do i denoncojmë në KQZ dhe organet e zbatimit të ligjit. Shkelje flagrante në favor të votës për Rilindjes.” – tha kandidati Lapa.

Ndërsa nënkryetarja e PD-së, Qurku, tha se punonjësve të Kadastrës u është kërkuar të shkojnë në punë ditën e sotme edhe pse është pushim dhe është dita e heshtjes elektorale.

“Jemi këtu për të denoncuar një aferë korruptive të pastër. Qytetarët janë thirrur të marrin certifikata legalizimi për shtëpitë e tyre. Para disa ditësh plasi skandali ku u tha se do të shpërndaeshin legalizime për 100 mijë familje dhe sot kjo gjë është në zbatim. Jemi në heshtje zgjedhore, por punonjësit po shkojnë në institucione. Na kanë thënë që i kanë marrë me detyrim. Kem foto dhe video, punonjësit hyjnë e dalin me dokumenta. I bëjmë thirrje organeve të ndalin këtë akt kriminal të blerjes së votave.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *