Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi, ka denoncuar ministren e Shëndetësisë Manastirliu për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Vokshi thotë se ministrja ka ngritur sot një zyrë të re elektorale pranë qendrave të votimit pranë shkollës “Servete Maçi”.
Po kështu kandidatja për deputete e PD-së thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heshti prej dy javësh për shkeljet e tjera të denoncuara.