Vendosni fjalën kyçe....

Braçe nxjerr deklaratën e Spitalit Lushnjë: Historia e thyerjes së dorës së një gruaje në Divjakë ishte mashtrim


Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka nxjerrë deklaratën e Spitalit Lushnjë për rastin e raportuar në mëngjes së një grua ishte dhunuar nga shefi i policisë Divjakë dhe i kishte thyer krahun.

Në deklaratën e nxjerrë nga Braçe, spitali thotë se pas ekzaminimeve nga skaneri nuk ka pasur asnjë shenjë thyerje në asnjë pjesë të trupit.

Braçe e cilëson mashtrim të gjithë historinë me dhunimin e shtetases.

Postimi i plotë:

Çfarë mashtrimi!

Çfarë turpi!

Çfarë neverie!

Gjithë historia që çmendi dynjanë sot në mëngjes me “thyerjen e dorës së një gruaje në Divjakë”, është mashtrim

Urdhëroni:

Zero thyerje dore, parakrahu apo krahu;

Zero ndrydhje dore, parakrahu apo krahu;

Zero thyerje qafe;

Zero ndrydhje qafe;

Zero thyerje apo ndrydhje gjëkundi tjetër në turp;

Zero shenja dhune kudo në trup;

Gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri!

Tani krimineli Sali Berisha, sivellau i tij Ilir Meta, të kenë turp për çdo ndyrësi që nxorrën nga goja e me të cilën ndynë të vërtetën!

Ua kam thënë;

Me mua s’do ja dilni kurrë sa kohë kam vetëm një rrugë ku eci e jetoj:

Rrugën e ligjit, drejtësisë e zotit!

Ndërkohë përgjigje për kriminelet ordinere në strukturën e mbikqyrjes së territorit” a keni?

Përgjigjuni funderrina!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *