Kandidatja e LSI-së në qarkun e Elbasanit Mimoza Trimi është shoqëruar në Policinë e Elbasanit pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim të votës.
ABC-News raporton se në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmonedha parash. Në foton e shpërndarë nga ABC News shihen disa kartëmonedha prerje 1 mijë lekë në kroskotin e makinës.
Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as nga LSI.