Kreu i KQZ-së tha gjatë konferencës për shtyp se aplikacioni i KQZ-së ishte sulmuar pak më parë duke shtuar se po punohej për ta riparuar.
Në rast të kundërt njoftoi ai, KQZ-ja ka një plan B dhe një plan C për të përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e sotme.
Lidhur me përqindjen e shfaqur në aplikacionin e KQZ-së mbi pjesëmarrjen, Celibashi tha se shifra është marrë nga qendrat e votimit që raportojnë në atë çast lidhur me pjesëmarrjen.
Në përditësimin e fundit nga 5199 qendra votimi, kishin raportuar vetëm 66 prej tyre që dhanë shifrën 31.76%.