Kreu i PD-së Basha dhe presidenti Meta u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në dy orët e mbetura.
Kryedemokrati Basha ishte në Durrës pasditen e sotme.
Pas daljes nga një qendër votimi që vizitoi ai ftoi qytetarët që të votonin masivisht në kohën e mbetur.
“Është dita juaj, është duta e fuqisë suaj. Dilni votoni masivisht. Të mos mbetet askush pa votuar. Është një ditë e bukur, ka ende kohë për të hedhur votën. Nëse keni votuar vetë merrni familjet, miqtë, kolegët.” – tha ndër të tjera Basha.
Të njëjtin qëndrim mbajti presidenti Meta.
Ai ishte në Fier ku tha se procesi ishte i qetë e normal dhe se nëse do përmbyllet e administrohet në këtë mënyrë do jetë një ndihmë e madhe për çeljen e negociatave me BE-në nga qeveria e re.
“Dua të përshëndes qytetarët e Fierit për këtë pjesëmarrje të mrekullueshme në votim. Për fat të mirë kjo po ndodh në mbarë vendin. Është një nga ditët më të mrekullueshme të vendit tonë. Është dita që qytetarët të tregjonë besimin që kanë te demokracia, që kanë te vetja për të qenë pjesë e kontributit te demokracia. Kanë treguar respekt e mirëkuptim kudo, si dhe bashkëjetesë demokratike. Bashkëjetesë që duhet të vijojë edhe në dy orët që kanë mbetur edhe më pas edhe në procesin e administrimit. Ftoj të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar që të thonë fjalën e tyre, të japin votën e tyre të lirë. Ftoj të rinjtë dhe të rejat e vendit që të tregojnë se Shqipëria është e tyre dhe se ka nevojë pë votën, energjinë dhe optizimin e tyre dhe tek e e ardhmja europiane. Mbarëvajtja e procesit do jetë një kontribut i madh për çeljen e negociatave me BE-në dhe do na kthejë në normalitetin e institucioneve në vend.” – tha Meta.