Vendosni fjalën kyçe....

Debreshi: Qendra e votimit në Bulqizë shkel ligjin, nxjerr vëzhguesit pa mbyllur kutitë e votimit (Video)


Kandidati i Pavarur në Dibër, Elton Debreshi nëpërmjet një video ka denoncuar se qendra e votimit në Bulqizë ka nxjerrë vëzhguesit pa mbyllur kutitë.

Sipas tij kjo është një shkelje e ligjit dhe policia e ndodhur në vendngjarje nuk ka ndërhyrë.

Debreshi paralajmëron se do ketë padi për çdo shkelje ligji.

Qendra e votimit në Bulqizës refuzon të japë arsye se pse në kundërshtim me ligjin ka nxjerrë pa mbyllur kutitë e votimit vëzhguesit e akredituar të kandidatit Elton Debreshi. Policia ka qenë e pranishme dhe nuk ka ndërhyrë për të siguruar zbatimin e ligjit. Ne do te padisim çdo shkelës ligji brenda dhe jashtë qendrës së votimit”-shkruan Debreshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *