Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Skemat me komisionerë të lodhur të marrin fund, partitë politikë të kishin marrë masat


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një prononcim për media pas publikimit të rezultatit në Njësinë numër 10 në kryeqytet, ku u votua në mënyrë elektronike.

Ai siguroi qytetarët që procesi është i sigurt dhe ruan fshehtësinë e plotë.

Ndërkohë ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë, ndërsa theksoi se sfidë është publikimi i tyre për 48 orë nga mbyllja e procesit të numërimit.

Ai foli edhe për kërkesat që janë bërë në disa qendra votimi për ndërprerjen e numërimit, me arsyetimin se komisionerët janë lodhur.

Celibashi tha se kjo histori duhet të marrë fund dhe se partitë politike duhet të kishin marrë të gjitha masat. Ai shtoi se në raste të tilla komisionerët duhet të zëvendësoheshin.

 “Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot. Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Ne jemi dëshmitarë që për mënyrën partitë politike kanë përgjegjësi të mëdha nga komisionerët.

Nga raportimet e KQZ ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre në lidhje me raportimin e pjesëmarrjes. Pajisja që ne kemi përdorur, e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty. Akoma nuk e kemi vlerësuar, është herët për ta vlerësuar këtë kërkesë. Natyrshëm që me të gjitha pikat e kodit. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 19:00, të dhënat për pjesëmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Të dhënat që paraqiten tani janë ato zyrtare. KZAZ ka tabelën përmbyllëse për çdo QV.

Jemi duke punuar që të marrim të gjitha pajisjet, ne i kemi këto të dhëna dhe nuk duhet të presim ditë javë, por këto të dhëna i marrim nga pajisjet. Besoj që po. Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ.

Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Partitë politike duhet të kenë marrë masa dhe nëse komisionerët e tyre të lodhen atëherë të zëvendësohen. Skemat me komisionerë të lodhur dhe të sëmurë, duhet të marrin fund.”– deklaroi Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *