Dhjetëra njerëz që do vaksinoheshin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer-BioNtTech u injektuan me kripë normale në vend të kësaj si rezultat i një gabimi të pashpjegueshëm nga infermeret në një spital në Francë.
Rreth 140 persona që po vaksinoheshin në Spitalin Universitar Reims në qytetin Epernay, 130 kilometra në veri-lindje të Parisit, morën gabimisht kripë normale në vend të vaksinës.
Injeksionet që bënë ata përmbanin një tretësirë tëe padëmshme të klorurit të natriumit të tretur në ujë. Mund të aplikohet nga jashtë për të pastruar plagët dhe për të ndihmuar në tharjen e syve, ose mund të injektohet për të trajtuar dehidratimin e për këtë arsye gabimi nuk pritet të ketë ndonjë pasojë të rëndë shëndetësore.
Punonjësit mjekësorë e kuptuan gabimin e tyre të nesërmen dhe shpejt kontaktuan ata që kishin marrë vaksinën me kripë për të caktuar një datë tjetër vaksinimi.