Deri më tani kur janë numëruar 3379 qendra votimi nga 5199 gjithsej rezultati i numrave të votave të pavlefshme ka shkuar në 53016.
Krahasuar me vitin 2017, kur ishin rreth 32 mijë vota të pavlefshme në total ky është një numër i lartë kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e qendrave të votimit.
Ndryshimi i formatit të fletës së votimit mund të jetë një ndër arsyet pse ka një numër të lartë fletësh votimi të pavlefshme.
Por ditën e sotme ka pasur edhe një denoncim nga kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes që votat e tyre po i nxjerrin të pavlefshme komisionerët duke ndërhyrë në to.