Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes simpatizantëve të PS-së dhe kreut të PD-së në Manzë, shoqërohen 7 persona


Policia e Shtetit ka reaguar lidhur sherrin e ndodhur në Manzë.

Në një konflikt verbal janë përfshirë kreu i PD-së në këtë degë, Gazment Luku, dhe dy djemve të tij, me një grup simpatizantësh të PS.

Sipas asaj që raporton policia ka pasur konfrontim verbal mes demokratëve dhe simpatizantëve të PS, të cilët kanë shkuar para zyrave elektorale të PD, duke brohoritur e plasur fishekzjarrë.

Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore”-njofton policinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *