Vendosni fjalën kyçe....

Boiken Abazi: E kemi fituar mandatin në Tiranë, do kërkojmë rinumërim të votave


Kandidati i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, Boiken Abazi kërkon të vendoset drejtësi për krimin elektoral, pasi sipas tij ekziston mundësia që ta fitojë mandatin në Tiranë.

Abazi thekson se rezultatet paraprake tregojnë se ka marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës.

“Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht të PS).”– shkruan Abazi.

Në mesazhin e tij ai përmend fletët e pavlefshme që kanë dalë vetëm në Tiranë, 17 mijë të tilla dhe se ai ka marrë 3 mijë vota.

Ai shprehet se do të kërkojë rinumërim të votave.

“Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.”– përfundon Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *