LSI i ka kërkuar KQZ-së pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi.
Po kështu, forca politike e drejtuar nga Kryemadhi kërkon edhe kopje të materialit elektronik në mbarë vendin.
Një kërkesë të ngjashme bëri një ditë më parë edhe PD-së.
Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Kryemadhi tha se 70% e votave të pavlefshme nga 81 mijë të tilla gjithsej i përkasin LSI-së.