Presidenti Meta ka paralajmëruar sekretarin e S-së, Taulant Balla, se do e marrë përgjigjen ai dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë.
Reagimi ka ardhur nëpërmjet zëdhënësit të Metës, Blushi.
“Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!” – shkruan Blushi.
Më herët ky i fundit tha se presidenti Meta nuk do dorëhiqej duke qenë se kryeministri Rama nuk i ka fituar zgjedhjet në mënyrë demokratike.