Vendosni fjalën kyçe....

Balla paralajmëron shkarkimin e Metës: Sa të mbarojë numërimi i votave ta nxjerrim në pension, të pijë raki me çifteli me Saliun në Lalëz


Sekretari i PS-së, Balla, ka paralajmëruar shkarkimin e presidentit Meta.

Në një status në Twitter,  Balla shkruajti se askush nuk kishte pritur që Meta të mbante fjalën për dorëheqje.

Ai paralajmëroi se pas përfundimit të numërimit të votave do nisnin procedurat për shkarkimin e tij.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”, shkruan Balla ë Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *