Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet ditën e nesërme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në njoftimin publik në faqen zyrtare të NATO-s, për takimin thuhet se Sekretari i Përgjithshëm Stolteberg do takohet me zotëri Albin Kurti nga Kosova, shkruan Lajmi.
“Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s.” thuhet në njoftim.
Kurti ndodhet që prej ditës së djeshme në Bruksel ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së.