Vendosni fjalën kyçe....

10 kandidatët më të votuar – Taulant Balla kryeson listën, Basha merr më shumë vota se Rama


Po vijon edhe sot numërimi i votave për kandidatët preferencialë në të gjithë vendin, që nisi menjëherë pas përfundimit të numërimit për subjektet politike.

Grupet e numërimit të vendosura në çdo KZAZ do të nxjerrin rezultatet për çdo kandidat për deputet në të gjithë vendin. Madje në disa zona numërimi ka përfunduar, si në Shkodër dhe në Dibër.

Në këto zgjedhje kanë garuar 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Deri më tani, politikani më i votuar duke parë të gjitha partitë dhe qarqet rezulton të jetë Taulant Balla me plot 21591 vota. Ai kandidon në Elbasan.

Pas tij vijnë kandidatët e tjerë socialistëBelinda Balluku,  Erjon Braçe, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi.

I gjashti vjen kreu i PD-së Lulzim Basha i cili kryeson dhe listën e PD-së në Tiranë. Ai ka marrë 11 790 vota dhe ka më shumë vota nga të gjithë kandidatët e PD-së.

Basha lë pas dhe kryeministrin Edi Rama me 11412 vota. Theksojmë se kjo renditje mund të ndryshojë pasi procesi i numërimit të votave për kandidatët është në vijim.

Kandidatët më të votuar:

  1. Taulant Balla – 21591 vota
  2. Erion Braçe – 14058 vota
  3. Belinda Balluku – 12102 vota
  4. Blendi Klosi – 11982 vota
  5. Bledi Çuçi -11932 vota
  6. Lulzim Basha – 11790 vota
  7. Fatmir Xhafaj – 11756 vota
  8. Saimir Hasalla – 11515 vota
  9. Niko Peleshi – 11479 vota
  10. Edi Rama – 11412 vota


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *