Nëntë persona kanë humbur jetën në Kosovë lidhur me Covid-19.
Nga 3262 analiza të kryera janë gjetur 269 raste të reja me koronavirusin e ri.
Deri tani Kosova ka raportuar 2162 vdekje lidhur me pandeminë. Prej disa javësh Prishtina zyrtare ka nisur procesin e vaksinimit si dhe ka lehtësuar disa nga masat anti-Covid.