Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se kanë mbërritur në vendin tonë 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse “Sputnik”.
Në një postim në “Facebook”, Rama thotë se ritmet e vaksinimit do vijojnë të rriten dhe se në pjesën e parë të muajit Maj do të arrihet objektivi që të jenë vaksinuar gjysmë milionë qytetarë.
“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK.
Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit. #SkaKohëPërPushim”- shkruan Rama.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend, deri më tani janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës kundër COVID-19.