Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zharrëz të Patosit. Mësohet se një 33-vjeçar me inicialet E.S. ndërsa drejtonte automjetin e tij tip “Opel” është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi motorit. Ai është identifikuar si A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.
“Fier, Informacion paraprak. Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’ është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.