Vendosni fjalën kyçe....

Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut , 433 raste të reja


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 viktima dhe 433 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 152.002, ndërsa numri i vdekjeve në 4.818.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 132.171 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 718.626 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.453 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.013.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *