Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike dhe aleatët të saj dolën të humbur përballë Partisë Socialiste.
PD-ja me kandidat Lulzim Bashën arritën të merrnin vetëm 59 deputetë nga këto zgjedhje.
Menjëherë pas daljes së rezultateve nga krahu i opozitës dolën zërat që kërkuan dorëheqjen e Bashës si kryetar i PD-së. Vetë kryedemokrati nuk e ka dhënë indicie se do largohet nga drejtimi i forcës më të madhe opozitare në vend.
Në daljen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve të cilat i quajti një masakër elektorale nga Partia Socialiste ai tha se do vijonte betejën për çdo votë por që nuk deklaroi mos-njohjen e tyre.
Pas 6 ditësh nga zgjedhjet e 25 prillit, disa degë në rrethe dhe në kryeqytet kanë publikuar deklarata që shprehin përkrahjen e tyre ndaj Bashës.
Deklarata që shihen se në një vijë logjike dhe pararojë e sulmeve që mund të vijnë ndaj Bashës nga eksponentë të ndryshëm të PD-së nëse rezultati i zgjedhjeve do pranohet.
Kështu ditën e sotme Dega 10 dhe Dega 2 e PD-së në kryeqytet kanë shprehur mbështetjen e tyre për Bashën.
Më herët edhe kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi shprehu mbështetjen në vijueshmërinë e Bashës në drejtimin e partisë.
Ndërsa ditën e djeshme Dega Sarandë nëpërmjet një deklarate për shtyp ishte ndër të parat që nisi linjën pro Basha.
Në vijim do shihet më qartë se cilët do jenë degë apo personat që mund t’i dalin kundër Lulzim Bashës apo që mund të reshtohen pro tij.