Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët, për qarkun e Kukësit, ku PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %,
Nga PD e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj dhe nga PS e mori mandatin Genta Duraku.
Numri total i zgjedhësve në këtë qark ishte 40894 persona. 2188 u shpallën fletë votimi të pavlefshme dhe 38656 fletë votimi të vlefshme.
Parti Demokratike numëroi 24071 vota, teksa PS numëroi 13856 vota, PSD 183 vota dhe LSI 64 vota.