Ministri rus i Mbrojtjes ka thënë se Moska po vëzhgon lëvizjen e trupave amerikane që mbërritën në Portin e Durrësit si pjesë e një stërvitjeje masive të NATO-s.
Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, në një mbledhje të Këshillit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, shkruan Tema.
“Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake. Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe”, tha Shoigu.