Pronari i një fasonerie është plagosur me armë zjarri në Fushë-Krujë.
Ai është Arben Dedja i cili është qëlluar me plumb në këmbë. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa i lënduarit është sjellë te Spitali i Traumës në Tiranë.
Sipas policisë, dyshohet se plagosja e 61-vjeçarit ka ardhur pas një konflikti të çastit.
Njoftimi
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.