Vendosni fjalën kyçe....

Shkojnë në spital për të mjekuar shokun e dehur e rrahin infermierët, ndalohen 4 persona në Korçë


Katër persona janë arrestuar në Korçë pasditen e sotme pasi akuzohen se kanë dhunuar dy infermierë në detyrë në spitalin e qytetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se katër personat kishin shkuar në spital për të kërkuar ndihmë për një njërin prej tyre, i cili ishte në gjendje të dehur.

Më pas ata janë përplasur me fjalë me dy infermierët duke i dhunuar fizikisht më pas.

Njoftimi

“Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *