Vendosni fjalën kyçe....

Biden njohu genocidin ndaj armenëve, media turke akuzon SHBA-në për gjenocid ndaj indianëve vendas


Biden njohu genocidin e Perandorisë Osmane ndaj armenëve, media turke kundërpërgjigjet duke akuzuar SHBA-në për gjenocid ndaj indianëve vendas

Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së dhe aleatit të saj turk morën një kthesë tjetër për keq javën e kaluar pasi presidenti Joe Biden njohu zyrtarisht veprimet e Perandorisë Osmane kundër Armenëve në pjesën e hershme të shekullit 20 si gjenocid.

Ky veprim ndezi zemërim në të gjithë Turqinë, me një pjesë të publikut e zyrtarëve që kërkuan largimin e trupave amerikane jashtë vendit. ‘Clash Report’, një llogari lajmesh në lidhje me sigurinë në Tëitter dhe Telegram që dyshohet se është e lidhur me ushtrinë turke, ka postuar një tabelë që akuzon Shtetet e Bashkuara për krime të tmerrshme përgjatë historisë së tyre 240+ vjeçare.

Në cicërimat postuar në të dyja gjuhët turke dhe angleze, llogaria tregon për gati dy duzina ngjarje të tmerrshme që nisin në vitet 1800, duke filluar me ‘gjenocidin e SHBA kundër amerikanëve vendas’, dhe duke pretenduar se ‘70 milion indianë amerikanë vendas u therën në tokën e tyre.’

Faqja rendit një numër të ‘gjenocideve’ të tjera, nga vrasja e pretenduar e ‘mbi një milion civilëve nga forcat e SHBA’ në Luftën Filipino-Amerikane 1899-1902, te bombardimet atomike të Hiroshima dhe Nagasaki, Lufta Koreane, puçet në Iran dhe Guatemalë dhe ‘masakra në Kubë’ nga forcat Batista të mbështetura nga SHBA.

Lista vazhdon me Luftën e Vietnamit, vrasjet masive të komunistëve në Indonezi, ‘masakrën në Kamboxhia dhe Laos’, për të cilën Clash Report fajëson SHBA-në, grushtin e shtetit 1973 në Kili, masakrat nga forcat e mbështetura nga SHBA në Argjentinë, El Salvador, dhe Nikaragua, dhe pushtimet e SHBA në Grenada dhe Panama.

Grafiku gjithashtu paraqet Luftën e Gjirit, luftën në Afganistan, Luftën në Irak, ‘Grushtin e Darfurit’, Pranverën Arabe, Luftën Siriane e përplasjet në Palestinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *