Një aksident i rëndë në punë i ka ndodhur një 50-vjeçari në Valias, i cili është rrëzuar nga banesa ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi me inicialet K.B ka rënë aksidentalisht nga banesa teksa po punonte në shtëpinë e shtetasit me inicialet H.H.
Punëtori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.