Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut paralajmëron për reagim ‘të ashpër’ ndaj SHBA-së pas fjalimit të Biden në Kongres


Fjalimi i Presidentit Joe Biden në Kongres me sa duket ka shkaktuar një reagim të ashpër në Korenë e Veriut pasi lideri i saj tha se SHBA do të përballet me ‘një situatë shumë të rëndë’ sepse udhëheqësi i saj ‘bëri një gabim të madh’.

“Deklarata e Biden pasqyron qartë qëllimin e tij për të vazhduar zbatimin e politikës armiqësore ndaj Republika Popullore Demokratike e Koresë siç është bërë nga SHBA për më shumë se gjysmë shekulli,” tha Kwon Jong-gun, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Deklarata erdhi në përgjigje të fjalimit të parë të Biden në Kongres, të mërkurën e kaluar, kur komandanti i përgjithshëm amerikan iu referua programeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit si ‘kërcënime serioze’ ndaj sigurisë amerikane dhe globale.

Ai tha se do të punojë ngushtë me aleatët për të adresuar ato kërcënime përmes diplomacisë dhe ‘parandalimit të ashpër’.

Këon e quajti pozicionin e Biden si një kërcënim e një shkelje e palogjikshme ndaj të drejtës sovrane të Koresë së Veriut për vetëmbrojtje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *