Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren e titullit në Seria A ekipin e Interit. Ndërsa shpesh herë publikisht ka pranuar se është tifoz i Juventusit, Rama thotë se ky nuk ka qenë viti për skuadrën e tij të zemrës por ka qenë për PS-në.
“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit.
Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull.
*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë here.”– shkruan Rama.
Dje Interi fitoi pas 11 vitesh titullin e Seria A, edhe pse ka edhe ka 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.
Këtë vit Juventusi, synonte titullin e 10-të por nuk ia doli dot.