Gazetari Blendi Fevziu ka bërë thirrje që kreu i PD-së duhet të identifikojë e të fusë në kupolën e forcës politike që drejton personalitete të rëndësishme nga jugu u vendit.
Në një intervistë në MCN Tv, ai theksoi se partitë aleate e kanë marrë peng Bashën dhe kjo duhet të marrë fund.
“Partia Demokratike duhet të gjejë urgjent personalitetet e jugut e t’i kooptojë në kupolën e saj. Dikur ka pasur emra të tillë, psh Ridvan Bode, Genc Ruli apo Genc Pollo të cilët Berisha i mbante pranë për shkak të influencave që ata kanë pasur në zonat përkatëse. Sot PD nuk ka asnjë personalitet nga jugu në kupolën e saj drejtuese. Aleatët e kanë marrë peng Bashën. Me ato 10 mijë vota teorike që kanë, ata i thonë Bashës se ne të mbajmë në opozitë, por kjo duhet të marrë fund, është pengmarrje.” – tha Fevziu.