Ndërmarrja Ujësjellë-Kanalizime ka njoftuar se ka nisur punën për përmirësimin e digës së Liqenit Artificial si dhe shtimin e kushteve të sigurisë së saj.Kjo nënkupton një zbrazje të përshkallëzuar të ujit të liqenit që ka nisur në fundjavë dhe do vijojë edhe në ditët në vijim.
Sipas UKT-së, zbrazja e liqenit që është vërejtur këto ditë nuk ka asnjë arsye tjetër veç ndërhyrjes së rikonstruksionit në portën e digës.
“Me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normalë.” – thuhet në njoftimin e UKT.
Rikonstruksioni do të përfshijë edhe riparimin dhe zëvendësimin e portave fundore të shkarkimit dhe vendosjen e pajisjeve elektro-mekanike për ngritjen dhe uljen e portave.