Vendosni fjalën kyçe....

Enkelejd Alibeaj: Nuk i njohim zgjedhjet, një përballje për të fituar demokracinë apo lejuar instalimin e një regjimi


Enkelejd Alibeaj, i cili siguroi mandatin e deputetit për PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur mbi mbledhjen që pritet të mbahet sot në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, me kryetarin Lulzim Basha.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Alibeaj tha se do të diskutohet për abuzimet që janë bërë nga pushteti, në blerjen e votës, angazhimin e administratës në fushatë, por edhe për tenderat e lëshuara në katër muajt e fundit.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet dhe është e angazhuar për të rivendosur demokracinë në vend.

“Nuk është në opinionin tonë, këto zgjedhje nuk njihen sepse nuk ishin zgjedhje. Ajo që është e ditur për këdo, është që jemi drejt një përballje për të fituar apo jo demokracinë, apo për të lejuar instalimin e një regjimi. Kjo është një provë. Ajo që është betejë, është jo vetëm e opozitës, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Atyre që rezistuan ndaj presionit të shtetit. Do të vlerësohen të gjitha instrumentet që nuk do të lejojnë instalimin e diktaturës.”– tha Alibeaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *