Vendosni fjalën kyçe....

Fermeri belg lëviz aksidentalisht gurin e kufirit me Francën


Një fermer në Belgjikë ka shkaktuar rrëmujë pasi pa dashje ka lëvizur kufirin e vendit me Francën. Një entuziast i historisë lokale ishte duke ecur në pyll kur vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur me 2.29 metra.

Fermeri belg, me sa duket i mërzitur nga guri që i kishte zënë rrugën e traktorit, e kishte zhvendosur atë brenda territorit francez.

Në vend që të shkaktojë trazira ndërkombëtare, incidenti është pritur me buzëqeshje në të dy anët e kufirit.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është ide e mirë,” tha David Lavaux, kryetari i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.

Kufiri midis Francës dhe asaj që tani është Belgjika shtrihet nënjë gjatësi prej 620 kilometrash. Ai u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Vaterlo pesë vjet më herët.

Guri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua për herë të parë.

“Unë isha i lumtur, qyteti im ishte më i madh,” tha kryetari i fshatit belg me të qeshur.

“Por kryetari i bashkisë së Bousignies-sur-Roc në Francë nuk ishte aspak dakord,” shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *