Personi i paidentifikuar i qëlluar nga agjentët e FBI-së jashtë hyrjes së selisë së CIA-s në Langley, Virginia, ka vdekur nga plagët pasi u dërgua në një spital aty pranë. Të shtënat tani janë nën hetim.
Zyra e FBI-së pohoi vdekjen e të dyshuarit të martën pasdite, gati një ditë pas incidentit, duke shtuar se ndërsa shqyrtimi i incidentit po vazhdon, asnjë hollësi shtesë nuk mund të zbulohet për publikun.
“FBI-ja rishikon çdo të shtënë që përfshin ndonjë prej agjentëve të saj, në një proces që është ‘i plotë dhe objektiv dhe kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur në varësi të rrethanave”, tha Byroja në një deklaratë.
Për disa orë të hënën pasdite, autostrada në veri të Virxhinias që çon në portën e përparme të kompleksit Langley u bllokua nga makinat e policisë, ndërsa agjentët e FBI-së u përballën me personin misterioz, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Viktima u shfaq në portën e përparme të CIA-s me një makinë. Burime anonime i thanë Ken Dilanian të NBC-së se i dyshuari ishte përpjekur të hynte në kompleks më parë dhe mund të ketë qenë i sëmurë mendor dhe i armatosur me lëndë plasëse.
Bllokimi i rrugës përfundoi kur burri ‘doli nga automjeti i tij me një armë’ duke u qëlluar për vdekje nga agjentët e FBI-së.