Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Izraelit i jep liderit të partisë së qendrës mandatin për të formuar qeverinë pas dështimit të Netanyahut


Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, i ka kërkuar udhëheqësit të opozitës, Yair Lapid, të formojë qeverinë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu nuk arriti të siguronte mbështetjen e mjaftueshme për të formuar një koalicion.

Lapid, kryetari i partisë qendrore Yesh Atid do të ketë një mandat 28-ditor për të formuar qeverinë. Ai deri më tani ka siguruar 56 deputetë nga parlamenti me 120 vende.

Politikani është zotuar të formojë qeverinë me Naftali Bennett, kryetarin e partisë së djathtë Yamina, i cili ka shtatë deputetë.

Rivlin e bëri njoftimin të mërkurën në një fjalim televiziv, duke thënë se ishte e qartë se Lapid mund të formonte një qeveri, duke pasur parasysh mbështetjen për të në Knesset.

Izraeli, i cili ka mbajtur katër zgjedhje në dy vjet, është ‘kapur në një labirint politik’, tha presidenti.

Më herët të mërkurën, Bennett u bëri thirrje të gjitha partive politike të formojnë një ‘qeveri të gjerë emergjente’ në mënyrë që të shmangin zgjedhjet e pesta.

Në mesnatën e së mërkurës, Netanyahu, humbi afatin për të formuar një qeveri. Partia e tij e krahut të djathtë Likud fitoi 30 vende në Knesset në zgjedhjet e marsit, duke e bërë atë partinë më të madhe, përpara Yesh Atid, që mori 17 vende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *