Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Elbasan, personi që vrau gruan me armë zjarri ishte një ish-polic


Personi që ka qëlluar sot me armë në Elbasan, ka qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Koço Buzo ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij në një nga rrugët që të çon në Gjykatën e Elbasanit.

Për fat të keq, plumbi ka qenë fatal dhe gruaja ka humbur jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se policia e Elbasanit e ka vënë në pranga autorin e dyshuar, ndërsa ende nuk dihen se cilat kanë qenë motivet e këtij krimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *