Vendosni fjalën kyçe....

U shfaqën të zhveshura mbi jaht gjatë Ramaazanit, ndalohen modelet ukrainase në Turqi (Video)


Riviera turke i ka të gjitha, diellni, detin dhe modele të zhveshura.

Por vendasit pranë qytetit të njohur turistik të Fethiye nuk kanë qenë shumë të kënaqur me mysafirët e tyre të rinj duke bërë që policia të ndërhyjë e të arrestojë modelet.

Pamjet e një grupi femrash të zhveshura që bëjnë fotografi të njëra-tjetrës mbi një jaht luksoz u bënë virale, pasi u shpërndanë nga mediat vendase.

‘Lider Gazete’, një media e bazuar në bregdetin jugor të Turqisë, raportoi të martën se pajet e femrave të zhveshura ishin bërë afër provincës Mugla.

Vendasit thuhet se panë dy burra dhe gjashtë gra që po bënin një festë të pazakontë. Ata lajmëruan policinë që i arrestoi menjëherë.

Një vendas i tha medias se duke parë këto lloj pamjesh gjatë periudhës së bllokimit dhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u shkaktua një zemërim i madh’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *