Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Karriqit.
Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë si pasojë katër persona të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi me inicialet B.P.,dhe 3 pasagjerët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.