Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Përmes një shkrese dërguar KQZ-së, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull, që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, në këtë qark për LSI-në kandidonte i pari në listë Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte mandatin.
PS arriti që të merrte tre mandate, ndërsa PD-ja një mandat.