Aktori amerikan Leonardo DiCaprio nuk ndalet në thirrjet që lumi i Vjosës të shpallet Park Kombëtar.
DiCaprio që është gjithashtu një ndër aktivistët më të njohur për çështjet mjedisore ka bërë sërish një postim në Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar, pasi sipas tij ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si ‘shpimet e naftës dhe gazit’.
“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit. #VjosaParku KombëtarTani.”- shkruan Di Caprio.
Këtë postim, aktori e shoqëron me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ ku përmenden protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për këtë kauzë.
Granting the Vjosa River status as a national park would protect the area from dams and a new threat from oil and gas drilling. #VjosaNationalParkNow https://t.co/evi71o1Mg2
— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprio) May 6, 2021