Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka folur për ankimimin e partisë së drejtuar nga ajo lidhur me procesin e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ajo ka publikuar disa dokumente, për të cilat shorehet se janë vetëm ankimimet e para për zgjedhjet dhe thekson se me vigjilencë, do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.
“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit.
Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.”- thuhet në postimin e Kryemadhit.
LSI ankimoi sot rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Përmes një shkrese dërguar KQZ-së, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull, që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve në të gjithë qarkun.